Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi parashtroi edhe një herë kërkesat e opozitës ndaj mazhorancës.

“Faleminderit të gjithëve për rezistencën ne Kuvendin e Shqipërisë dhe reagimin tuaj në mbrojtje të të drejtave tona kushtetuese. Me besoni që është jetike për opozitarizmin në vend ky reagim, pasi mazhoranca nuk na ka lënë asnjë rrugë tjetër dhe kërkon poshtërimin e opozitës. Ne nuk mund ta lejojmë këtë. Ne nuk duhet ta lejojmë këtë. Ne duhet të vazhdojmë të vendosur në kërkesat tona. Jetë parlamentare normale nuk do të ketë, pasi na është mohuar çdo e drejtë për komisionet hetimore parlamentare ai dhe për ndryshimin e anëtarëve në komisionin e posaçëm të reformave zgjedhore.

Përveç se nuk do të ketë jetë parlamentare në seanca, gjykoj që duhet ta shtrijmë edhe në bllokimin e punës në disa komisione. Në këtë drejtim kam dy propozime konkrete. Sot (dje) propozoj që në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës të shkojmë, për të shprehur arbitraritetin e tyre. Mirë do ishte të ishim të gjithë. Do të bllokojmë punimet normale të këtij sekretariati. Personalisht nuk do të jem dot për shkak se në të njëjtën ora kam lënë një takim në Ambasadën Britanike për ti informuar për situatën. Ndërkohë nesër (sot) që në orën 9.30 do të mblidhemi këtu dhe do të marrim pjesë në Konferencën e Kryetarëve për të mos lejuar punimet normale edhe aty. Të kemi të qartë që kjo është një rrugë nga e cila nuk kemi ndërmend të tërhiqemi. Kërkesat tona janë minimaliste, janë të drejtat tona. Nuk mund të lejojmë që mazhoranca të na mohojë atë që i takon opozitës. Mbetem i hapur për çdo sugjerim tjetër.”, u shpreh Bardhi.

Bardhi u pyet edhe për denoncimin në SPAK të kolegut Bledion Nallbati. “Ne e kemi denoncuar Vullnet Sinën për goditje për shkak të detyrës dhe ditët e tjera do të ketë denoncime të tjera”, sqaroi ai Bardhi.

“I kam informuar ambasadorët dhe një pjesë prej tyre i kam takuar”, theksoi Bardhi, duke shtuar se edhe në seancën e së enjtes, deputetët e opozitës do të marrin pjesë dhe nuk do të lejojnë zhvillimin e seancës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: