Pasi zbritën në atdhe, pas shumë vitesh qëndrimi në kampin famëkeq të Al Holit në Siri, 19 qytetarët shqiptarë, mes tyre 14 fëmijë, janë njohur me procedurat e riatdhesimit. Ka qenë vetë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ai që iu ka sqaruar 5 grave shqiptare se çfarë do të ndodh me ta.

‘BalkanWeb’ ka siguruar video nga momenti kur Çuçi bashkëbisedon me të riatdhesuarit, ku iu bën të ditur dhe faktin se ata mund të lidhin kontaktet me familjet e tyre.

Ndërkohë, një prej grave të rikthyera nga kampi në Siri, i kërkoi ndihmë ministrit që të mundësonte një lidhje me familjarët e saj, ndërsa ky i fundit i ofroi mbështetje. Kujtojmë se 19 qytetarët shqiptarë mbërritën sot në mëngjes në Rinas, me një charter që u vu në dispozicion nga qeveria shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb