Një kostum dinozauri mund të ketë shpëtuar një shofer nga lëndimet e rënda në një aksident në shtetin jugor gjerman të Bavarisë.

”24-vjeçari ishte duke ngare makinwn e tij në autostradën A43 pranë Altenstadt an der Waldnaab”, deklaroi policia.

Ai kishte veshur një kostum dinosauri. Për arsye që fillimisht ishin të paqarta, ai duke ngarw makinën e tij doli jashtë rrugës dhe u rrotullua disa herë. Shoferi ka mbetur i padëmtuar dhe ka arritur të çlirohet nga rrënojat menjëherë pas aksidentit.

Kur oficerët e pyetën për kostumin e tij të dinozaurëve, ai deklaroi se kostumi i gomur dhe me pelush e mbante shumë i ngrohtë, kjo është arsyeja pse ai e veshi atë.

Policia beson se veshja e pazakontë e shpëtoi djaloshin nga lëndimet e rënda. Për arsye sigurie, ai u dërgua në spital për ekzaminim, por u lirua menjëherë pas kontrolleve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb