Deputetja e PL Erisa Xhixho erdhi në një rrëfim ndryshe në emisionin ‘Fitstation’ në News24. Xhixho zbuloi për moderatoren Çenkuela Hasa si rrallë herë raportin me bashkëshortin dhe fëmijët.

“Enea është shumë suportues. Më ka njohur në politikë, por kur debatojnë dhe më thotë sa pune ke, i them më ke njohur kështu, por ka qenë një nga suportet më të mëdha në karrierën time, ai, prindërit e mi dhe motra ime”- rrëfeu deputetja Erisa Xhixho për Fit Station.

Deputetja zbuloi gjithashtu dhe raportin me 2 fëmijët e saj.

“Kur bëhesh nënë përgjegjësia është shumë e madhe dhe nuk dua të humbas asnjë moment me fëmijët e mi, punoj me ta jo vetëm në komunikim por dhe në shembullin që unë jap, modelin që unë jap”- tregoi Xhixho.

Por si reagojnë fëmijët kur të shohin në ekran, ndoshta të nervozuar?

“Mami te puna thonë. I kuptojnë disa, e mundshme t’ua shpjegoj çfarë pune bëj. Djalin e kam në klasë të parë, para disa ditësh isha në takim me prindër dhe ishte një emocion i jashtëzakonshëm”, shprehet ajo.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: