E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Romina Selenica Pedagoge në Fakultetin Luarasi, u shpreh se “Luarasi”ofron të gjitha mundësitë për studentët.

Gjatë bisedës në studio, ajo theksoi se pika më e fortë mbetet praktika duke shtuar se po ashtu laboratorët dhe seminaret kanë rëndësi të veçantë.

“Ofrojmë mundësi edhe nga ana praktike studentëve të Infermierisë, Këtë vit kanë pasur mundësi në shumë spitale për të qenë më afër praktikës. Ishe viti i parë dhe ne mësuam dhe falënderoj të gjithë studentët. Por këtë vit duhet të përpiqemi më shumë për ti përgatitur ata edhe për mundësitë jashtë. Laboratorët dhe seminaret janë fokusi ynë kryesor. Gjithashtu do të ketë mundësi të marrin sa më shumë informacion në literaturën botërore. Nuk mjafton vetëm përgatitja për provim. Ne mundohemi që studenti të ndjehet i lirë dhe mendoj që pika më e fortë është ana praktike, ku ne do synojmë të jemi më mirë nga çfarë kemi qenë”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb