Gjykata amerikane ka shpallur sot fajtor dhe ka dënuar një vit me kusht (që do të thotë që e vuan dënimin i lirë por me kushtin që nëse e përsërit sërish veprën penale dënohet me burg), Bilal Shehun, pronarin e një servisi makinash në New Jersy, i cili i mundësoi Edi Ramës në tetor të vitit 2012 pjesëmarrjen në një takim me Presidentin e SHBA­-ve, Barack Obama, ku Kryeministri shqiptar, asaj kohe lider opozite, përfitoi të bënte dhe një foto që më pas u shpërnda në media.

Një gjykatë në New Jersey e shpalli fajtor Shehun për donacionin me vlerë 80 mijë dollarë, pasi ai pranoi para togave të zeza se shuma e parave kishte një burim jashtë SHBA­-ve, ç’ka është e dënueshme nga legjislacioni amerikan.
rama-obama
Shqiptari me shtetësi amerikane pranoi para gjykatës se këto para i kishte marrë nga një person që të merrte pjesë në takimin me Obamën në San Francisco në tetor të vitit 2012. Ligjet në SHBA ndalojnë shtetasit e huaj që të japin kontribut për fushatën elektorale presidenciale.

Për këtë çështje lideri i opozitës shqiptare, Lulzim Basha bëri një kallëzim penal në korrik duke pretenduar se burimi i parave vinte pikërisht nga Kryeministri, Edi Rama, i cili edhe realizoi foton me Obamën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: