Herve Renard dha dorëheqjen nga roli i tij si trajner i Arabisë Saudite në fillim të kësaj jave. Tekniku francez do të mbahet mend gjatë për fitoren e paharrueshme të skuadrës 2-1 ndaj Argjentinës, në Kupën e Botës të vitit të kaluar në Katar.
Federata Franceze e Futbollit (FFF) shkarkoi Diacre-n më herët në mars nga stoli i ekipit të femrave, pasi disa lojtare të Bleues refuzuan të luanin nën drejtimin e saj, duke kritikuar stilin e saj të menaxhimit të skuadrës.
Renard u shpall menjëherë si një zëvendësues i mundshëm për Diacre dhe emërimi i 54-vjeçarit u finalizua të enjten. Kështu, “timonieri” i njohur do të kërkojë të arrijë suksese me ekipin e femrave, ndërsa kurioziteti duket i madh për të parë rezultatet e vajzave franceze.
🖊️ 𝙃𝙚𝙧𝙫𝙚́ 𝙍𝙚𝙣𝙖𝙧𝙙 est le nouveau sélectionneur de l’Equipe de France Féminine 🇫🇷
Le technicien français s’est engagé jusqu’en août 2024.#FiersdetreBleues pic.twitter.com/O48SxTX29i— Equipe de France Féminine (@equipedefranceF) March 30, 2023
(BalkanWeb)