Siç raporton e përditshmja Mundo Deportivo, Barcelona do ta paguajë klauzolën e Griezmann të premten në mëngjes (nesër). Kampionët e Spanjës kanë arritur që të sigurojnë fondet për të paguar klauzolën e francezit.

Katalanasit do të derdhin në arkat e Atleticos së Madridit shumën e 120 milionë eurove për të siguruar shërbimet e yllit francez. Ndonëse do të paguhet klauzola e lojtarit nesër, zyrtarizimi do të vije kur federata spanjolle të vërtetojë kryerjen e këtij transferimi.

Griezmann do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Barcelonën ku do të qëndrojë në Camp Nou deri në vitin 2024.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb