Në momentin kur Edi Reja bëri publik listën me lojtarët e grumbulluar për dy takimet kundër Islandës dhe Moldavisë, ajo që bëri menjëherë përshtypje ishte mungesa e Berat Gjimshitit. Qendërmbrojtësi kuqezi ka zhvilluar një sezon fantastik tek Atalanta, konsiderohej si një nga pikat më të forta të Kombëtares por mungesa e tij nuk ka të bëj me arsye taktike, Gjimshiti i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk do të jetë në dispozicion të teknikut italian në këto dy takime:

Gjimshiti
Gjimshiti

“Gjimshiti operohet sot, ai ka luajtur i dëmtuar këto javë se Atalanta kishte mungesa, më vjen keq se Gjimshitin e kam marrë unë tek Atalanta dhe këto dy ndeshje nuk do e kem. Ndërsa Çekiçin unë e kam parë, por duhet të bëjë zgjedhje, pasi kisha 4 lojtarë të tjerë. Por, kjo nuk është lista përfundimtare. Vrioni për shembull do të largohet që sot, pasi ka një dëmtim”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb