Sezoni i kaluar për Edin Dzeko-n edhe pse në moshën 31-vjeçare ishte nga më pozitivët në karrierën e tij, për të mos thënë më i miri, pasi shënoi 33 gola në “Seria A”. Por suksesin e tij, në një intervistë të fundit boshnjaku ia atribuon Luciano Spalletti-n, trajnerit aktual të Interit që sezonin e kaluar drejtonte Romën.

 

ROME, ITALY - OCTOBER 02: AS Roma coach Luciano Spalletti with Edin Dzeko after the Serie A match between AS Roma and FC Internazionale at Stadio Olimpico on October 2, 2016 in Rome, Italy. (Photo by Luciano Rossi/AS Roma via Getty Images)
ROME, ITALY – OCTOBER 02: AS Roma coach Luciano Spalletti with Edin Dzeko after the Serie A match between AS Roma and FC Internazionale at Stadio Olimpico on October 2, 2016 in Rome, Italy. (Photo by Luciano Rossi/AS Roma via Getty Images)

 

Nën drejtimin e Eusebio di Francesco-s sulmuesi në gjysmën e parë të sezonit ka shënuar 8 gola dhe nga intervista e tij duket se në një farë mënyre akuzon ish-trajnerin e Sasuolo-s.

“Në fillim e kisha shumë të vështirë me Luciano si trajner. Ndonjëherë luaja, ndonjëherë jo. Por falë tij u bëra golashënuesi më i mirë i Serie A dhe mendoj se e njëjta gjë po ndodh tani me Mauro Icardi. U trishtova shumë kur u largua Luciano, por Monchi është një drejtues i aftë dhe ka sjellë të tjerë futbollistë cilësor te Roma dhe unë jam i lumtur te Roma, megjithatë e pranojë që më ka marrë malli për punën me Spalletti.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb