Nënkryetari i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj e ka konsideruar një tallje mosprezencën e kryeministrit Edi Rama në sallën e Parlamentit. Në një debat me kryetaren e Kuvendit Lindia Nikolla, Rushaj është shprehur se Rama duhet të dalë përpara shqiptarëve dhe të ballafaqohet për ato që tha në seancën e paradites.

Po ashtu ai ka kërkuar edhe respektimin e kërkesës së Grupit Parlamentar të drejtuar nga Mesila Doda për një pushim 30 minuta.

“Ka një kërkesë të një grupi tjetër parlamentar. Thatë që kryeministri do të fliste në orën 5. Kjo është të tallësh me shqiptarët dhe përgjegjësinë ndaj tyre. Unë shoh dy figura të larta, kryeministrin e vendit që nuk vjen të ballafaqohet me programin dhe kryetaren e parlamentit që thotë të pavërteta në emër të kryeministrit. Këtë përgjegjësi e ka marrë përpara të gjithë shqiptarëve dhe duhet t’u dali për sot. Së paku do të ishte e udhës të na thoni pse kryeministri gënjeu përsëri. Nuk është fjala për Edi Ramën këtu, është fjala se si kryeministri ka njoftuar të gjithë shqiptarët se do të vijë të përballet me ato që tha paradite”- tha Rushaj.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: