Triumfi i çmendur ndaj Celta Vigo-s erdhi me shumë kosto për Barcelonën, me Hansi Flick që humbi shërbimet e “bomberit” kryesor, Robert Lewandowski. Jo vetëm dëmtimi i Leves, vëmendjen e mediave e mori edhe sjellja e disa lojtarëve si Ferran Torres dhe Ansu Fati, të cilët shfaqën pakënaqësi ndaj Hansi Flick, për vendimet që mori trajneri. Përpara sfidën kundër Mallorca-s, Flick u ngacmua nga gazetarët pikërisht për këtë detaje:
“Unë kam qenë vet lojtar, e kuptoj mërzitjen e tyre, por prioriteti im është skuadra. Zgjedhjet e mia janë në të mirë të skuadrës, disa zgjedhje duhen pranuar”, u shpreh Flick.
Trajneri i Barcelonës u ndal më pas tek dëmtimi i Lewandowski-t, me polakun që humbi dy sfida shumë të rëndësishme, kundër Realit në finalen e Kupës së Mbretit dhe ndeshjen e parë ndaj Inter në Champions, të paktën sipas mediave spanjolle, pasi Flick shprehet se nuk është i qartë se kur Leva do të rikthehet: “Nuk e dimë ende sa kohë do të qëndrojë jashtë fushës së lojës, më mirë preferoj të mos them asgjë. Shpresa është që ta kemi në dispozicion për fundin e sezonit. Ter Stegen? Është gati, por do të flas me të për të kuptuar se kur do të jetë momenti i duhur për t’u rikthyer në fushë”, shtoi Flick.
Pavarësisht mungesës së Lewandowski-t apo këtyre çështje brenda ekipit, trajneri i Barcelonës është i qartë për forcën e ekipit të tij: “Ne kemi cilësi për të mposhtur çdo ekip, por vetëm nëse i bëjmë gjërat si duhet. Po kalojmë një moment shumë pozitiv”, u shpreh Hansi Flick.
(BalkanWeb)