Mungesa e lidhjes së Shqipërisë me Gazsjellësin Strategjik Trans Adriatik (TAP) është një dështim, shkruan në Facebook ish-presidenti Ilir Meta, raporton Trend.

“Furnizimi me gaz në Shqipëri është në pikën zero. TAP u bë funksional më 15 nëntor 2020. Mungesa e lidhjes së Shqipërisë me këtë gazsjellës është një dështim. Ka pasur kohë të mjaftueshme për të proceduar në përputhje me Masterplanin e Gazit, për zbatimin e projektit të Gazsjellësit Jon Adriatik dhe lidhjen e gazsjellësit Fier-Vlorë me TAP-in”, shkruan ai.

Si seksion evropian i Korridorit Jugor të Gazit, TAP ka kapacitetin për të transportuar rreth 10 miliardë metra kub gaz në vit (bcm/a) në disa tregje në Evropë. Tubacioni është projektuar gjithashtu me potencialin për të zgjeruar kapacitetin e tij të xhiros deri në 20 bcm/a.

TAP-i është strategjikisht dhe ekonomikisht i rëndësishëm për Evropën dhe thelbësor në ofrimin e aksesit të besueshëm në një burim të ri të gazit natyror. TAP-i luan një rol të rëndësishëm në rritjen e sigurisë energjetike të Evropës, diversifikimin e furnizimit, si dhe objektivat e dekarbonizimit.

Aksionet e TAP-it përbëhen nga BP (20 përqind), SOCAR (20 përqind), Snam (20 përqind), Fluxys (19 përqind), Enagás (16 përqind) dhe Axpo (5 përqind).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb