Hugo Lloris nuk do të jetë i gatshëm për Francën në ndeshjet e para që “gjelat” do të zhvillojnë pasi u shpallën kampion botë në Rusi.

Portieri i Tottenham është dëmtuar gjatë javës së kaluar dhe Deschamps e ka lënë jashtë listës së të grumbulluarevë. Si rrjedhojë trajneri i tri kolorëve do të duhet të gradojë një tjetër futbollist si kapiten të skuadrës.

Për këtë çështje kanë shkruar mediat franceze të cilat kanë përmedur Pogba-n si favoritin kryesor, por në intervistën e dhënë sot trajneri Deschamps e ka mohuar diçka të tillë duke thënë se Paul nuk i ka ende kapacitet e duhura:

“Pogba kapiten i Francës në mungesë të Lorisit? Mund ta imagjinoni atë që dëshironi, por ju e dini që ka pasur kapiten të tjerë në mungesë të Hugos. Do të marr kohë për të menduar. Paul nuk ishte kapiten me ne në Kupën Botërore dhe kjo nuk ndikoi në performancën që tregoi në Kupën e Botës”, tha trajneri i Francës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb