Mungesa te Teuta në sfidën e djeshme ishte Tafas, më këtë të fundit që ndjeu dhimbje përpara fillimit të ndeshjes.
Portieri i durrsakëve ka pasur një dëmtim në krah dhe nuk ia doli të ishte në fushë. Në vend të tij, në formacion u aktivizua Vata, me portierin i cili zhvilloi një ndeshje shumë të mirë. Gjendja e Tafasit për javën e ardhshme mbetet për t’u vlerësuar.