Nënkryetari i LSI, Luan Rama shkruan se Shqipëria është vendi i parë në botë për numrin e azilkërkuesve duke lënë pas edhe vende që janë në luftë si Siria apo me probleme të demokracisë si Afganistani, Venezuela dhe Iraki.
Në fakt Rama i referohet Zyrës Europiane të Azilantëve e cila thotë se nga Shqipëria sipas shifrave të 2019 ka 59 aplikime për azil për çdo 10 mijë banorë. Shumë më lart se Siria që ka 39 aplikime për 10 mijë banorë apo Iraku me 9 aplikime për 10 mijë banorë.
STATUSI I LUAN RAMËS

Shpopullimi – rrezik kombëtar!

Shqipëria, vendi i parë në botë për numrin e azilkërkuesve!

Sipas Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO), Shqipëria zë vendin e parë në botë për numrin e azilkërkuesve, duke lënë pas edhe vënde që janë në luftë si Siria, apo vënde me probleme të mëdha në standardet e lirisë, demokracisë dhe të të drejtave të njeriut si Afganistani, Venezuela, Iraku etj!

Shifrat e vitit 2019 nuk kanë nevojë për koment:
Shqipëria – 59 aplikime për azil për 10 mijë banorë!
Siria – 39 aplikime për 10 mijë banorë!
Afganistani – 17 aplikime për 10 mijë banorë!
Venezuela – 14 aplikime për 10 mijë banorë!
Iraku – 9 aplikime për 10 mijë banorë!

Duke iu referuar gjithnjë të njejtit burim, pra Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO), rezulton se në vitin 2019, aplikimet për azil nga Shqipëria ishin 22.9 mijë, me një rritje prej 2% në raport me vitin 2018, çfarë në fakt shënon rikthim në tendencën rritëse të këtij treguesi!

Shifrat janë alarmante. Ato tashmë dëshmojnë se jemi përballë një kërcënimi kombëtar, i cili nëse nuk parandalohet, do të sjellë pasoja katastrofike!

Mungesa e reagimit shtetëror është e pafalshme!
Mosveprimi i qeverisë është kriminal!



(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb