Maqedonia e Veriut duket se i ka dhënë zgjidhje problemit të mungesës së vaksinave ndaj COVID-19 për qytetarët.

Ministri i Shëndetësisë ka lajmëruar se në fund të muajit do të mbërrijnë 600 mijë vaksina, prej të cilave 100 mijë Pfizer nga COVAX dhe 500 mijë vaksina kineze.

Nga ana tjetër ai garanton se procesi i vaksinimit do të përshpejtohet dhe gjithë qytetarët që po presin do të vaksinohen brenda dy javësh, teksa më pas do të hapen pika të veçanta për të gjithë ata që duan të vaksinohen.

 

“Në fund të javës së ardhshme priten këto sasi të mëdha të arrijnë, që javën që vjen të përshpejtohet dukshëm procesi i vaksinimit. Në periudhën jo më gjatë se dy javësh, të gjithë qytetarët e paraqitur të cilët presin termin, kurse ata janë rreth 180.000, do të fitojnë termin dhe do të vaksinohen, që më pas t’i hapim pikat për të gjithë ata që kanë treguar vullnet të vaksinohen”, tha Filipçe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb