Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i njohur më parë për mbipeshën e tij, ka qenë temë e spekulimeve rreth shëndetit. Një ditë më parë kanë dalë foto të reja nga lideri 37-vjeçar i cili duket se ka humbur akoma më shumë peshë.

Jong2

Raportohet se ai ka humbur së paku 20 kilogramë në muajt e fundit. Dallimi në pamjen trupore të tij u vërejt së pari në qershor, kur ishte paraqitur në publik pas një kohe të gjatë. Por diskutime kanë lindur  duke marrë parasysh historinë familjare të sëmundjeve të zemrës ku babai dhe gjyshi i tij kanë vdekur nga problemet në zemër.

Jong1

Ndryshe, raportohet se Koreja Veriore është duke u përballur me mungesë të ushqimit për shkak të thatësisë së këtij viti e stuhive të vitit të kaluar. Ekonomia është goditur edhe nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara shkaku i programit bërthamor.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: