Shumë profesione rrezikojnë të zhduken në të ardhmen, për shkak të largimit të të rinjve dhe profesionistëve jashtë vendit, për punësim.

Ekspertët e punësimit rendisin faktorët, nga pagat e ulëta, informaliteti dhe kushtet e punës, të cilat po ndikojnë në braktisjen e vendeve të punës.

Ekspertja Gertjana Hasalla tregon se ka mungesa edhe të punonjësve sezonalë.

Gjithashtu ajo ngre si shqetësim edhe rritjen e pagave në sektorin publik që sipas saj thellon pabarazitë dhe është miratuar pa u konsultuar me grupet e interesit.

Ekspertja shprehet se ka nevojë për një nxitje reale të punësimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb