TIRANË

Mungesë konkurrence dhe evasion fiskal. Këto janë dy problemet kryesore që ngre eksperti i njohur i ekonomisë Zef Preçi për tregun e hidrokarbureve në Shqipëri. Sipas Precit, shteti nuk vepron për llogari të qytetarëve por të ologarëkeve.Nisur dhe nga arrestimet e fundit të zyrtarëve të Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, eksperit Preci bën përgjegjës asgjencitë shtetërore që duhet të mbikqyrin tregun e karburanteve në vend.

“Janë të gjitha indiciet që shfrytëzimi i pasurive natyrore shoqërohet me një shkallë të lartë evazioni e cila pasqyron mosfunksionomin si duhet të të gjitha agjensive shtetërore përgjegjëse për mbikqyrjen në këtë fushë. Kemi mosfunksionim të shtetit dhe funksionim të keq të tij për llogari të oligarkëve. Rregullimi i konkurencës në këtë fushë le për të dëshiruar.”

Sipas ekspertit Preçi, Shqipëria prej kohësh rezulton se ka çmimet më të larta të karburanteve në rajon dhe kjo sipas tij vjen për shkak të taksave që aplikohen.

“ Shteti nuk ka investuar në sektorin e naftës dhe nuk ka investim në teknologji ne jemi në një situatë paradoksale ku të gjithë sasinë e naftës që kunsumojnë po të njëjtën sasi ne e importojnë ndërkohë që prodhimi vendas është i barabartë me importin. Ka munguar politika mbështetëse për ta zhvilluar këtë sektor. Nga ana tjetër sistemi i imponuar gjatë kësaj periudhe herë për të mbushur arkën e shtetit dhe herë për faktin që është një mall që nuk shmanget dot askush ka bërë që të rëndohet me taksa.”

Por Preçi thote se rritja e faturës së karburantit vjen edhe nga dhënia me koncension e disa shërbimeve të këtij sektori tek privati.

“Koncensionet kanë një të përbashkët në Shqipëri 99% e janë oferta të pakërkuara do të thotë një lob i caktuar biznesi shef një shërbim të caktuar shtetëror që ka përfitim shef që ka riskun zero dhe blen vendimarrjen tek ekzekutivi dhe parlamenti dhe e blindon këtë vendimarrje dhe e gjithë shoqëria shqiptare mnbetet peng e një grushti njerëzish të cilët kanë lidhjet e nevojshme politike dhe punojnë për to do të thotë që taksat është përcaktuar se ne xhepat e kujt do të shkojnë.”

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi i bën apel qeverisë që të shtoj kontrollin tek sektori i hidrokarbureve në një kohë që abuzimet në këtë sektor janë të mëdha kjo bazuar edhe tek raportet e Kontrollit të Lartë të shtetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb