Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” në News24, ishte i ftuar avokati Erald Aga.

Avokati ka shpjeguar procedurën që duhet të ndjekin qytetarët në momentin që i janë drejtuar me një kërkesë për informacion një institucioni, por nuk kanë marrë përgjigje.

Ai ka shpjeguar se “në lojë” duhet të futet Komisioneri për të Drejtën e Informimit, i cili ka një afat prej 10 ditë pune për t’u përgjigjur.

“Përveç ankesave, nëse nuk kthehet përgjigje duhet t’i drejtohen Komisionarit për të drejtën e informimit. Nëse qytetari i është drejtuar psh Hipotekës, dhe nuk ka marrë përgjigje, ia dërgon të njëjtën kërkesë komisionarit, i cili ka një afat 10 ditë pune afat për të kthyer përgjigje.
Në rastet kur kemi përdorur komisionarin për të marrë përgjigje, e kemi marrë përgjigjen. Kërkesa bëhet online dhe me shkrim.
Personi që është përgjegjës për të kthyer përgjigje ka pasur raste që edhe është gjobitur.
Nëse institucioni refuzon edhe pas komisione rit, ka në dorë të bëjë publik lajmin apo edhe të bëjë kallëzim penal. Kini kujdes që gjithçka të jetë e shkruar, vetëm kështu mund të përdoren si prova”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb