Analisti Fatos Lubonja, ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj qeverisë Rama. Në studion e ‘Open’ në News24 Lubonja u shpreh se Shqipëria ndodhet përballë një rreziku të lartë.

Ndërsa kujtoi një koment të kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me një biznesmen ku ky i fundit i shprehur shqetësimin për mungesën e punonjësve, nga ana e tij kryeministri u shpreh se kjo zgjidhet lehtë, duke marrë bangladeshas.

Po ashtu një tjetër rrezik që i kanoset vendit, është edhe raporti që e ka renditur Shqipërinë si vendin me numrin më të lartë të kriminelëve të kapur në Europë.

“Rreziku i Shqipërisë është ajo që thotë Edi Rama, kur biznesmeni i tha s’kam punëtorë, Rama u përgjigj: Merr bangladeshash. Pra kthehem në një mjet që më përdor ai si bangladeshas pa gojë. Rreziku numer 2 është se nga vitet 2018-2020 Shqipëria ishte vend kampion për kriminele të kapur në Europë. Pra këto janë dy rreziqet që po e shkatërrojnë këtë vend dhe për të shpëtuar nga kjo duhen politika të tjera.”, tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb