Sulmuesi Milot Rashica ishte një mungesë e rëndësishme e Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut dhe tifozët pas humbjes e kanë akuzuar për këtë fakt.

Kosova humbi shansin për të realizuar ëndrrën EURO2021, teksa Rashica sqaron se pse nuk kontribuoi sado pak në atë ndeshje aq të rëndësishme në Shkup.

Ai thotë se prej sfidës Moldavi-Kosovë ka pësuar lëndim në gju dhe prej 5 javësh s’ka kryer më stërvitje madje ka munguar dhe në 4 ndeshjet e para sezonale me Werder Bremen.

Dy janë arsyet që sipas Rashicës ndikuan tek mungesa, veç dhimbjes në gju që ka ende dhe prapambetja me përgatitjen fizike.

STATUSI NGA MILOT RASHICA
Sqarim
Të gjithë e kemi ditur rëndësinë e ndeshjës kundër Maqedonisë së Veriut dhe deshira ka qenë shum e madhe që të jem bashk me grupin se dhe per mua personalisht do të ishte ndeshja më e rëndësishme deri tani ne jetën time, por që nga ndeshja “Moldavi-Kosovë” ku kam pësuar lëndim ne gju, nuk kam stervitur as edhe nje her te vetme bashk me ekipin(Afer 5 javë) dhe kam munguar ne 4 ndeshjet e para zyrtare te sezonit te ri. Dhe përveq dhimbjes ne gju kam qenë dhe jam larg me pregaditje fizike per qka edhe nuk kisha mundur ta jap kontributin tim ne at ndeshje.
Ndjeva obligim që ta bëjë ket sqarim pasi pash reagimin e njerzve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb