Pele vdiq pak ditë më parë, duke mos ia dalë dot të fitojë betejën më të rëndësishme, atë me kancerin. Të shumtë ishin ata që ishin prezent në funeralin e legjendës së njohur të futbollit, por ra në sy mungesa e fenomenit Ronaldo. Ronaldo është shprehur se ka qenë me pushime në Republikën Domenikane, ndaj e kishte të pamundur për të marrë pjesë në lamtumirën e fundit të “ikonës”.

“Pas Kupës së Botës mora një javë pushim dhe shkova në Punta Cana me fëmijët e mi. Ishte shumë bukur të pushoje.

Isha pak a shumë pa celular, thjesht po shijoja familjen. Gjatë kësaj periudhe vdiq Mbreti ynë… Meqë isha larg, nuk mund të udhëtoja… Unë isha tashmë larg me familjen time”, tha Ronaldo duke folur në një program televiziv.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: