Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se popullsia botërore do të kapë shumë shpejt shifrën prej 8 miardë.

Sipas një faqeje online, WorldoMeter, mund të shihet në kohë reale rritja e numrit, i cili deri tani është 7.999.500.100.

Duke parë trendin aktual të lindshmërisë, OBSH parashikon se numri 8 mld do të plotësohet të martën, më datë 15 nëntor.

Parashikohet se popullsia globale do të arrijë  në 9 miliardë në 2037, dhe 10 miliardë njerëz në vitin 2058.

Numri është dyfishuar në 40 vitet e fundit nga 3 miliardë në vitin 1959 në 6 miliardë në 1999 .

Aktualisht numri po rritet me një normë prej rreth 0.84% ​​në vit, duke shtuar 67 milionë njerëz në vit në total.

Nëse dëshironi të shihni shifrat në kohë reale klikoni në linkun më poshtë:

https://www.worldometers.info/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: