Tifogrupi më i madh në mbështetje të Kombëtares, ‘Tifozat Kuq e Zi’, prej disa ndeshjesh mungojnë në shkallët e stadiumit kur ekipi luan brenda. Kjo për arsyen tashmë të ditur se janë kundër sjelljes së forcave të rendit që sipas tyre janë aspak profesionistë dhe shkaktojnë irritime të tifozët.

Por a do të jenë “TKZ” prezent sot në miqësoren kundër Norvegjisë?

Me anë të një statusi në rrjetet sociale ata kanë konfirmuar mungesën e tyre. Sipas ‘TKZ’ takimi i kërkuar prej tyre me ministrin e brendshëm nuk ka ndodhur dhe ashtu si në ndeshjet e tjera nuk do jenë në shkallët e stadiumit.

Postimi i ‘Tifozave Kuq e Zi’

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb