Në orën 19.00, Napoli pret Romën në shtëpi në kuadër të Serie A.

Në këtë sfida nuk do ketë derbi shqiptarësh. Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla e nis nga stoli, me trajnerin e kryeqytetasve Mourinho që e ka parë të arsyeshme të vendosë kështu.

Në krahun tjetër, konfirmohet Rrahmani. Rrahmani vijon të ketë besimin e Spalletit dhe tashmë e sheh veten sërish mes 11-shes më të mirë.

Napoli është në vendin e 3-të dhe kërkon një vend që të  çon në Champions League. Roma është e pesta. Më poshtë keni rreshtimet:

Napoli (4-3-3) – Meret; Zanoli, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Anguissa, Lobotka, Fabian Ruiz; Lozano, Osimhen, Insigne.

Roma (3-4-2-1) – Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Oliveira, Zalewski; Zaniolo, Pellegrini, Abraham.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb