BERAT- Rreth 300 banorë të fshatit Drobonik në Berat janë hedhur në protestë mëngjesin e sotëm në shenjë kundërshtie për mungesën e rrugës. Sipas të dhënave, mësohet se rruga që lidh fshatin me qytetin është e shkatërruar.

Protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa u kanë parashtruar kërkesat pushtetit vendor. Ata shprehen se premtimet për një rrugë të re nuk janë mbajtur asnjëherë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: