Filip Kostiç do të zbarkojë nesër në Torino. Mediat italiane raportojnë se ka marrëveshje totale mes Juventusit dhe Frankfurtit për transferimin e anësorit të Kombëtares së Serbisë te “Zonja e Vjetër”.

Zyrtarizimi mungon për shkak të çështjeve burokratike, por gjithçka do vuloset shumë shpejt. Kostiç-in e ndajnë nga Juvja vetëm disa detaje të vogla.

Juventus do të derdhë në arkat e ekipit nga Frankfurti 18 milionë euro. Më saktësisht, gjigandët e Serie A vlerësojnë me 15 milionë lojtarin, ndërsa 3 milionë do kalojnë në formë bonusesh.

Transferimi i Kostiç ka qenë dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Allegri. Ky i fundit shpreson ta ketë gati lojtarin për sfidën ndaj Sassuolo.

Ytjt

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: