Barcelona ka marrë vendimin e saj: duhet ndryshuar trajneri për të shkundur skuadrën pas eliminimit në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. Sipas “Onda Cera” dhe “Radio Catalunya”, Ernesto Valverdes i është komunikuar shkarkimi dhe do të kontaktohet agjenti i tij për të përfunduar procedurat e prishjes së kontratës. Zëvendësuesi pritet të jetë Garsia Pimienta, trajneri i të rinjve blaugrana.

Ka qenë një ditë e vrullshme dhe pas dreke pati një takim prej gati 40 minutash mes Valverdes dhe presidentit Bartomeo. Numri një i blaugranave kërkoi të dinte mendimin dhe motivacionet e trajnerit pas humbjes ndaj Atletiko Madridit dhe më pas referoi gjithçka në një takim prej gati 15 minutash me Këshillin e Administrimit, që përfundoi rreth gjysmë ore më parë.

Pas “jo”-së së Ksavit, Barça kërkon zgjidhjen e brendshme. Garsia Pimienta, aktualisht trajner i Barcelonës B, ka koleksionuar 8 fitore, 8 barazime dhe tre humbje në 19 ndeshje kampionat. Një trajner i përkohshëm që do t’i lejonte klubit dhe Ksavit të planifikonin çdo gjë me qetësi në verë për sezonin e ri.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb