Marcelo Bielsa është afër rikthimit në stol, El Loco mund të jetë trajneri i ri i Uruguait. Të sigurt për këtë gjë janë në Argjentinë, sipas asaj që shkruan transmetuesi televiziv argjentinas TyC Sports  67-vjeçari do të firmosë me këtë skuadër si një zëvendësues për trajnerin e larguar, Diego Alonso.

Uruguai vjen nga një Botëror zhgënjyes i zhvilluar në Katar, i cili në mënyrë të pashmangshme çoi në lamtumirën e teknikut Alonso. Në krye të dy herë kampionëve të botës për momentin është Marcelo Broli, i cili drejtoi  në miqësoret kundër Japonisë dhe Koresë së Jugut.

Sa i takon Bielsës, ka një CV të pasur, teksa më parë ka qenë “timonier” i Lille, Lazio, Marseille, ndërsa tek kombëtaret mund të përmendim Argjentinën dhe Kilin.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: