Mungon vetëm zyrtarizimi. Christopher Galtier do të jetë trajneri më i ri i PSG. Në Twitter është publikuar një fotografi e teknikut të njohur në kryeqytetin francez, teksa gjendet aty për të diskutuar me drejtuesit e kampionëve të Ligue 1 për çështjen e kontratës.

55 vjeçari u largua vetëm pak ditë më parë nga Nice dhe tani është gati për aventurën e re. “Timonieri” i njohur ka drejtuar më parë Lille dhe Sant Ettiene, ndërsa ka qenë asistent-menaxher te Portsmouth, Bastia dhe Sochaux.

Galtier do të zëvendësojë Mauricio Pochetino.

 

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: