Shtyhet për në datën 9 nëntor ora 12:00 seanca për Ardian Çapjan, Etien Canin, Klajdi Dokolin, Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se shkak u bë mungesa në seancë e Ardian Çapjas i cili kishte për të dhënë deklarime në kuadër të dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja.

Çapja kishte kërkuar shtyrjen e seancës me argumentin se është sëmurë. Të pandehurit akuzohen për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb