Zëvendes Presidenti i Kongresit Hebraik Amerikan, Munr Kazmir, i ndodhur sot në Tiranë për t’i dorëzuar çmimin e mirënjohjes për ruajtjen dhe përhapjen e vlerave të lirisë dhe besimit, Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimajt, vlerësoi kontributin e popullit shqiptar në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur nazistët i luftonin ata.

Duke u kthyer tek e kaluara, ai tha se hebrenjtë nuk do ta harrojnë kurrë që shqiptarët nuk ia kthyen shpinën hebrenjve.

“Është nder për mua të jem sot këtu. Misioni ynë është promovimi i vlerave të përbashkëta, po punojmë sot dhe kemi bindjen se jemi më të fortë se kurrë për të thelluar besimin mes popujve. Këto marrëdhënie më kanë afruar më shumë edhe me ju. Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi e të shprehem në këtë tokë të mrekullueshme. Jam i sigurt për t’ju ofruar vlersimin që meritoni. Kemi bashkëpunuar në një sërë aktivitetesh, në ndërtimin e shkollave, fondacioneve të ndryshme dhe dua të shpreh vijimin e këtij bashkëpunimi.

Izraeli dhe Shqipëria janë krenarë për lidhjet e tyre. Të dy vendet e kuptojnë çdo të thotë të ruash kulturën dhe të drejtat e njeriut edhe nën hijen e fuqive jo miqësore. Këtu ka një shprehje të bukur: Liria nuk shitet e nuk nxirret në pazar. Gjatë ditëve të errëta të nazizmit dihet si u trajtua populli ynë në gjithë Europën, por populli shqiptar i dha popullit izrealit strehë, miqësi, Ata nuk i dorëzuan hebrenjtë, nuk e ktheyn shpinën ndaj popullit tonë. Kjo është diçka që ne nuk do lejojmë të harrohet. Parimi i shqiptarëve: besa ka shpëtuar shumë jetë. Shqipëria i ka dhënë fjalën popullit hebre.

Ju keni edhe një shprehje tjetër: Që kur pi ujë, kujtoni burimin! Populli hebre nuk do ta harrojë këtë të mirë, njerëzit dhe ata që në kohë të errëta gjatë LDB na mbështetën. Sot Shqipëria ka miqësinë e Izraelit, do ta thellojmë në të mirë të kombeve tona. Njëkohësisht Shqipëria është ndër kombet më proamerikane. Populli liridashës i SHBA dhe Shqipëria janë të angazhuar për miqësi. Liria dhe pavarësia e mediave duhet mbrojtur, po ashtu zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Besa e ka forcuar Shqipërinë dhe të gjithë ne këtu duhet të dimë dhe të kemi besim tek SHBA, Shqipëria ka një mik të vërtetë në SHBA. Izreali dhe Shqipëra kanë pasur marrëdhënie, shpresa ime është të bashkohemi nga vlerat që ne ndajmë”,- tha ai.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb