Ka shkuar keq pasditja e sotme për Rei Manajn, sulmuesin e Kombëtares shqiptare që po kalon një periudhë shumë të mirë në Ligën e Dytë spanjolle tek ekipi i Albasetes.

Në stërvitjen e fundit, ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Sullej Muntari, ka bërë një ndërhyrje të ashpër ndaj Manajt, me këtë të fundit që ka ndier dhimbje të forta.

Manaj është larguar nga stërvitja duke shtrënguar dhëmbët nga dhimbja dhe i ndihmuar nga fizioterapistët, të cilët e kanë mbajtur për krahu që të mos e mbështeste këmbën tërësisht në tokë.

Kjo situatë ka alarmuar jo pak stafin e Albasetes, pasi lushnjari humbi disa ndeshje më herët po për shkak dëmtimi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb