Presidenti kinez, Xi Jinping, deklaroi se dëshiron ta kthejë ushtrinë kineze në një “mur të fortë çeliku”, gjate një fjalimi në Kongresin Popullor.
“Ne duhet të promovojmë modernizimin e mbrojtjes kombëtare dhe formësimit të ushtrisë. Të ndërtojmë ushtrinë si mur të fortë çeliku që ruan sovranitetin kombëtar, sigurinë dhe interesat zhvillimorë”.

Këtë vit Kongresi kinez miratoi një rritje prej 7.2 për qind në shpenzimet ushtarake, shifër më e madhe sesa ishte planifikuar në të kaluarën.
Xi Jinping permendi edhe planet e Pekinit për “unifikim” me Tajvanin, ndonëse toni i perdorur ishte i kujdesshem. Presidenti kinez nuk përsëriti deklaratat e së kaluarës se Pekini do ta kontrollojë këtë ishull qoftë edhe përmes forcës ushtarake.

“Ne duhet ta implementojnë një strategji të partisë për zgjidhjen e çështjes së Tajvanit në epokën e re, të ecim drejt parimit të një Kine dhe konsensusit të vitit 1992, dhe të promovojmë një zhvillim paqësor të marrëdhënieve, të kundërshtojmë ndërhyrjen e forcave të jashtme dhe të çojmë përpara procesin e unifikimit”, deklaroi ai para gati 3.000 delegatëve të Kongresit.

Tajvani, ishull që vetëqeveriset, nuk ka qenë kurrë pjesë e Kinës. Ky vend ka qeverinë e vet prej vitit 1949, por Pekini e konsideron Tajvanin prej 23 milion banoresh si pjesë të territorit të tij. Pas luftës së Rusisë në Ukrainë – e cila ka nisur më 24 shkurt 2022 – ka pasur shqetësime se edhe Kina mund të përdorë forcën ushtarake për të zgjidhur pretendimet territoriale me Tajvanin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb