Martinez apo Neymar? Barcelona i dëshiron të dy por të dy janë thjeshtë të pamundur për tu transferuar këtë verë. Braziliani ka një kosto të lartë ndërsa argjentinasi është një marrëveshje që po komplikohet shumë. E vetmja gjë që i bashkon të dy është dëshira për të veshur fanellën blaugrana. Sipas “Mundo Deportivo”, Neymar i ka rrëfyer shokëve të tij tek PSG se dëshiron të mbyll Champions League në mënyrën më të mirë të mundshme për tu rikthyer më pas në Barcelonë sezonin e ardhshëm.

Mundo
Mundo

Rihapja e pistës Neymar lidhet ngushte me atë të Martinez pasi sipas të përditshmes spanjolle, çështja e transferimit të tij në “Camp Nou” po komplikohet ndjeshëm në një kohë kur Inter nuk ndryshon qasje, Lautaro mund të largohet vetëm nëse paguhet klauzola e tij e largimit, 111 milion euro. Barcelona nuk mund ta paguaj këtë shumë por nëse për “demin” duhen 111 milion euro për Neymar duhen akoma më shumë. As francezët nuk janë të bindur me ofertën e Barçës e cila si në rastin e Martinez kërkon të përfshij disa lojtarë për të ulur kostot e transferimit. Ndryshe nga argjentinasi, i cili nuk është shprehur asnjë herë publikisht, Neymar e ka theksuar në çdo rast se është bërë pishman që u largua nga Barcelona. Mbetet për tu parë nëse në fund të këtij sezoni, Barcelona do të arrij të transferoj njërin prej tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb