E gjithë bota e futbollit kthen sytë nga Mynih, aty ku në fushë zbresin dy përfaqësueset emblemë, Francë-Gjermani. Në qendër të vëmendjes është pa diskutim ylli i “Euro2020”, Kylian Mbappe, lojtari më i shtrenjtë i këtij turneu. Presioni është i madh mbi sulmuesin e PSG, ky është një kompeticion ku Mbappe duhet të vërtetoi se pse vlen 160 milion euro, por mbi të gjitha për ti konfirmuar botës se ai pritet të jetë pasuesi i dyshes Messi-Ronaldo. Pavarësisht këtij fakti, në përballjen me Gjermaninë, përcaktues nuk ka qenë Mbappe por miku i tij, Griezmann.

Neuer
Neuer

I qartë në këtë pikë është edhe Manuel Neuer, portieri dhe kapiteni i përfaqësueses gjermane: “Franca ka sulmues shumë të mirë, përcaktues për skuadrën e tyre. I njohim shumë mirë ata, jo vetëm Mbappe. Ne i respektojmë shumë, besoj se e njëjta gjë është edhe për ta”, u shpreh Neuer në konferencë për shtyp. Dy lojtarët më të mirë në rolin e tyre janë përballuar shpesh në vitet e fundit, në një tjetër vitrinë po kaq të rëndësishme, në Champions League duke e kthyer këtë në një përballje epike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb