Gjërat po shkojnë në mënyrë të shkëlqyer për Çelsin e Zhoze Murinjos. Në fundjavën që sapo lamë pas, Blutë e Londrës triumfuan me rezultatin 2-1 në transfertën e Birmingamit përballë Aston Vilës dhe pas barazimit 1-1 të Mançester Sitit ndaj Hull Sitit, e zgjeruan në 7 pikë distancën me skuadrën e Manuel Pelegrinit. Çelsi është shumë pranë titullit të 5-të kampion në histori, por Murinjo insiston se ekipi që ai drejton ka ende shumë punë për të bërë nëse dëshiron të fitojë kampionatin.

 

“Nëse do të ishim 7 pikë përpara kur do të na ndanin vetëm 2 javë nga fundi i sezonit, atëherë do të ishim shpallur kampionë të Anglisë. Nëse do të ishim 7 pikë tri javë përpara fundit, atëherë do të nevojiteshin edhe dy pikë. Kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë, pasi duhen edhe 14 ndeshje deri në fund”, – tha Murinjo.

 

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: