Zhoze Murinjo ka shpalosur sërish një tjetërt model qethjeje, që sipas tij ishte më shumë fryt i një gabimi të bërë nga vetë “Special One”. “Ndonjëherë më pëlqen të ndiej të ftohtin në kokë dhe të ndryshoj pak stil, por kësaj radhe nuk ishte kështu. Më zuri gjumi në karrigen e berberit dhe kur u zgjova isha katandisur kaq keq, sa i thashë të mi hiqte flokët fare. Shpresoj që të më dalin prapë një ditë (qesh)”.

Në intervistën për “The Sun”, ai flet dhe për largimin e Eriksenit tek Interi. “Të mbash lojtarët e mirë që ke, është më e rëndësishme sesa të blesh të tjerë. Sipas meje duhej të kishim qëndruar në këtë linjë. Eriksenin e humbëm, por arritëm të nxirrnim para nga ai, që i investuam te Bergvijn dhe Lo Selso,” theksoi ai.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb