Bamirësia për viktimat e kullës “Grenfell” që u dogj nga zjarri në Londër pak javë më parë, rikthen në fushë edhe Zhoze Murinjon për herë të parë si futbollist. Trajneri i Mançester Junajtid u aktivizua në rolin e portierit për skuadrën e drejtuar nga Alan Shirer, por nuk mundi dot të dilte fitimtar nga dueli që përfundoi 2-2 dhe më pas u fitua 5-3 me penallti nga skuadra e drejtuar nga Les Ferdinand.

Në portë prej pjesës së dytë ishte trajneri i Mançester Junajtid, i cili nuk mundi dot të priste asnjë nga penalltitë e rivalëve, por që mori guximin të godiste për skuadrën e tij dhe e shndërroi atë në gol. Përpara ndeshjes, në një intervistë për eventin, “Speciali” nuk e kurseu edhe një batutë për merkaton e kësaj vere, e cila vendosi edhe rekordin e transferimit më të shtrenjtë në histori, atë të Nejmarit te PSG-ja për 222 milionë euro.
Murinjo1

Mou e ka mbrojtur transferimin e brazilianit në Paris, duke thënë më parë se “O Ney” meriton çdo qindarkë që iu pagua Barcelonës. Por pyetjes provokuese se sa do të kushtonte sot Murinjo, tekniku 54-vjeçar iu përgjigj me batutë, ashtu siç di ta bëjë vetëm ai: “Një sterlinë më shumë se Nejmari”./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: