“Nuk e di në do të qëndrojë këtu pas janarit. E di të ardhmen e tij, por nuk më takon mua që të flas për të”. Zhoze Murinjo, trajneri i Totenhemit, ka folur për Kristian Eriksenin në vigjilje të ndeshjes së vlefshme për FA Cup kundër Midëllsbrout. Fjalë që, bashkuar me ato ndaj Gedson Fernandezit të të Benfikës dhe në shenjëstër të “Spursave”, mund të lënë të kuptosh largimin e danezit, që duket gjithnjë e më pranë Interit.

“Fernandez? Jam në pritje të lajmeve, lajme që mund të mbërrijnë ose jo. Di të them se ndaj Midëllsbrout ai nuk do mund të luajë dhe në këto kushte nuk jam aspak i interesuar për Gedsonin dhe asnjë lojtar tjetër që s’mund ta hedh në fushën e lojës”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb