Në mbrëmjen e tij të fundit në “Camp Nou”, Barcelona u kujdes që Gerard Pique të largohej si triumfator. Tifozët i dhuruan një lamtumirë fantastike, ndërsa shokët e skuadrës nuk zhgënjyen duke mposhtur Almeria me rezultatin e pastër 2-0.

Robert Lewandowski humbi një 11-metërsh në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, Dembele dhe De Jong realizuan nga një gol për kokë duke hipotekuar fitoren e pastër.

Në pritje të Real Madrid, vijon të zhgënjej Atletico, ekipi i Colo Simeones u ndal në një barazim 1-1 në shtëpi përballë Espanyol.

Pavarësisht se me një lojtar më shumë që pas minutës së 28-të, Atletico e kishte të vështirë të dilte me pikë të plota, madje e gjetën vetën në dizavntazh në minutën e 62-të. Për të shmangur një tjetër paraqitje të shëmtuar mendoi Joao Felix që barazoi shifrat në minutën e 78-të.

Kjo ishte një e diel fantastike për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi. Mallorca e tij mposhti Villareal në transfertë me rezultatin e pastër 0-2. Muriqi realizoi një gol dhe dhuroi një asisit. Me këtë gol, Muriqi shkoi në kuotën e 7-të finalizimeve, 6 më pak se kryegolashënuesi i La Liga-s, Robert Lewandowski.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb