Vedat Muriqi është kthyer në kryeqytetin italian. Periudha e huazimit te Mallorca përfundoi, pushimet gjithashtu, teksa sulmuesi i Lazios është parë në Romë.

Klubi lacial e ka në plane për parapërgatitjet e sezonit, fazë e cila nis vetëm pas pak ditësh. Një vëmendje të veçantë meritojnë edhe propozimet e ndryshme që mund të vijnë për Muriqin.

Lazio nuk heq dorë nga kërkesa e saj prej 12 milionë euro. Për momentin janë të gjalla hipotezat e qëndrimit te Mallorcas, kalimi te Hull City në Angli, Gallatasaray, apo edhe mundësia e fundit e luajtjes me Lazion.

Uku
Uku

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: