Kreu i grupit parlamentar demokrat në Kuvend, Myslim Murrizi ka akuzuar qeverinë për propagandë lidhur me vaksinat.

Murrizi thotë se 90 mijë doza të siguruara në total që bëri me dije Manastirliu janë shumë pak në krahasim me 6 milion që duhet pë të vaksinuar gjithë shqiptarët.

Ai thotë se për çdo ngarkesë me grusht vaksinash, përfaqësuesit e qeverisë dalin me tenxhere, termus e trasta për t’i pritur në Rinas.

Murrizi i ka bërë thirrje qeverisë të marrë sa më shumë vaksina të jetë e mundur që të vaksinohen gjithë shqiptarët.

FJALA E MYSLIM MURRIZIT

Të nderuar kolegë, para pak kohësh në këtë foltore kam deklaruar mos bëni propagandë me shëndetin e qytetarëve.

Ishte koha kur nga shteti rus me sa mbaj mend u ofrua ndihmë për të vaksinuar shqiptarët. Në atë kohë s’di pse, bëtë parimorin e madh me idenë që ju jeni ndarë përfundimisht nga ideologjia, propaganda dhe politika e aspiruesve shpirtërorë që partia që përfaqësoni i ka rajet nga 91. E kuptuar që marrëveshje gjoja sekrete me Pfizer, për 2 vite rresht, deri në 2022, është marrëveshje që na u shit si shoë, propagandë, i pari vend që bëtë namin.

Ça thonë shifrat sot?

Dëgjova ministren, dhe tha deri tani 90 mijë vaksina të siguruara. Janë vaksinuar 45 mijë. 30% e mësuesve me AstraZeneca. S’më hyn në punë fare, nëse janë çertifikuar nga organizmat ndërkombëtarë.

36 mijë mësues ka Shqipëria, 10 mijë keni vaksinuar. Do të vaksinojmë me Sputnik ruse moshën mbi 80 vjeç. A ja dalin 10 mijë vaksina për 203 mijë pensionistë? Jo.

Do të thotë, do vaksinohen me Sputnik V 5 mijë individë mbi 75 vjeç. Propaganda e daljes me tenxhere në dorë, me termus, me trasta për çdo ngarkesë me grusht vaksinash është pështirësi.

Vaksinat i blini me taksat e qytetarëve. Edhe ata që janë peshqesh. Vaksina në këtë kohë krize, për këtë popull që s’është as brenda as jashtë. Në këtë pandemi prej 13-14 muajsh.

Nuk besoj është hata e madhe, kur nga cilido kryetar shteti, shtet , dërgon peshqesh 12 mijë euro aq, sa treçereku i kandidatëve i kanë kostume. Unë do doja të dija kur planifikohet me gjitha mekanizmat që të vaksinohen më shumë se gjysma eq qytetarëve. E duke besuar që pandemia të ulë agresivitetin, të krijohet imunitet, dhe shqiptarët të qetësohen.

Me këtë ritëm Shqipërisë i duhen 6 milion vaksina, ne jjemi 3 milion, 2 i kemi jashtë. Nuk po e mendoj dhe që ata jashtë pa karta do i kushtëzohet

Me këtë ritëm u mbyll marsi me 90 mijë vaksina, a mund të më thoni sa kohë duhet për 6 milion vaksina. Autorizimi që kërkohet, është që përveç Ministrisë së Shëndetësisë, edhe i Rindërtimit.

A jeni ministria përgjegjëse, a do e bëjë me skela ky? A punë lekësh këtu? Po e hani atë që keni këtu? I mori ky i tërmetit për të ndërtuar? Ka ndërtuar opingën e sheros.

N i keni futur në lista bluzat e bardha si shpëtimtarë të mëdhenj. S;ka më turp kur një familjar nuk di ku ka të dashurin e tij

Nuk e di si shtrohen në infektiv, me inventar apo jo. Edhe bagëtitë kanë patur inventar të rregullt. Prokuroria të nisë hetimet. Edhe në Vlorë, edhe këta në QSUT, Infektivi. Kjo është ajo që premtuat, shëndetësi falas, duke na u krekosur si gjeli maj plehut në akte normative. Janë lëpirje të asaj çfarë keni përshtypje.

Treçereku prej jush kanë foton e Stalinit në shtëpi, Enver Hoxhën në portofol. Merrini vaksinat ore, e rëndësishme është që të marrin vaksinat njerëzit. Pse i keni ndarë me grupmosha, apo këta mbi 80vjeç marrin Sputnik V për nostalgjikë. Ju ka ngelur mendja tek Stalini. Ajo që shoh me rezerva, propagandën e keni 10-fish, 90 mijë vaksina janë dy tenxhere gjithsej. Bëni bamirësi ju, s’dini kë keni fis, nuk ju ftojnë në dasma, s’flisni vlla më vlla.

Merrni vaksina për qytetarët shqiptarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb