Deputeti Myslim Murrizi e cilësoi gallatë ndarjen e re administrative, duke thënë se arsimi i Tiranës, që ka 1 milion e kusur banorë, varet nga Durrësi, apo gjithë jugu është vënë në Fier.

Me tone ironike, Murrizi iu drejtua ministers Elisa Spiropali, duke i thënë se gallata të tilla mund t’ua shesë vetëm atyre që për hir të Covid-19 kanë trashur dozën e alkoolit dhe iu deputetëve të opozitës.

“Nuk jam fare dakord, ju mund t’iu duket gallatë, organizimi i disa drejtorive rajonale pa pas asnjë lidhje me realitetin. Qarku Berat për bujqësinë varet nga Korça, drejtoria është në Vlorë. Arsimi është vënë në Fier për të mbledhur gjithë jugun. Aplikojnë për mësues dhe dalin të parët ata të Qarkut Fier. Arsimi i Tiranës, 1 milion e kusur banorë, varet nga Durrësi. Pra, gallata të këtij lloji mund t’ia shisni vetëm atyre që për hir të Covid-19 ka trashur dozën e alkolit dhe mund të jenë tym gjithë ditën, jo ne që jemi këtu”, tha Murrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb