Është shoqëruar me replica seanca e sotme plenare në Kuvend. Deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi, ka replikuar menjëherë pas fjalës së kreut të grupit të PS, Taulant Balla, duke i lexuar mesazhin e një qytetari.

Murrizi theksoi se një qytetar i kërkon të pyesë Ballën se kur mund të marrë vizë për Librazhd, pasi për SHBA e mori brenda javësh, ndërsa në e-Albania ka aplikuar prej rreth dy javësh dhe nuk ka marrë përgjigje.

“Teksa flisni ju, më vjen një mesazh nga një qytetar, që kërkon të riatdhesohet dhe nuk merr dot vizë për Librazhd. Në shkruan që vizën për SHBA e ka marrë brenda javës, ndërsa në e-Albania ka aplikuar prej më shumë se një javë e gjysmë për në Librazhd dhe nuk ka marrë ende përgjigje, edhe pse është zonë e gjelbër. Më thotë ‘Pyete z. Balla kur do të marrë vizë për Librazhd’”, tha Murrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb