Kreu i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së për pazare dhe duke ironizuar deklaratat e kreut të qeverisë për marrëveshjen e 5 qershorit, peshoi në kandar atë që kërkon opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare e drejtuar nga Lulzim Basha.

“Unë besoj që teatër keni bërë së bashku. Nuk e prish 5 qershorin. Nuk kërkoj ta prishësh se është si letër dashurie. Ta fusësh në kornizë, ta mbash në zyrë. Me ne i qëndron marrëveshjes siç qenka e drejtë dhe e kërkojnë shqiptarë, me Lulin për t’i bërë qejfin mes të drejtës dhe qejfit, e drejta ka një mënyrë, qejfin mund t’ia bësh si ta ketë qejfin ai, ka 101 mënyrë. E drejtë që falë kolegëve opozitarë, pa përjashtim.

Nënshkruan më 5 qershor një paçavure letër që duan ta shesin si zgjidhje. Listat e hapura nuk kanë qenë kërkesë e jona por e qytetarëve shqiptarë në 3 zgjedhje. Ju thoni do ta mbrojmë gjininë femërore, zonjat, po të jetë ky qëllimi më lejoni të them i nderuar Rama që për 8 muaj do jemi në zgjedhje, nëse gardiani do miratojë zgjedhjet në shtator pas ndryshimeve kushtetuese. nëse shoh ndonjë burrë brenda listës së 1/3 a mund ti thërras me lejen tuaj burrneshë. Kam kërkuar që në këtë sallë të vijnë njerëz të zgjedhur, jo të fortë, me dinjitet, përfaqësues që nuk e braktisin elektoratin. Nuk mendoj se 5 qershor i heq legjitimitetin parlamentit për të bërë ligje”, deklaroi Murrizi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb