Deputeti Myslim Murrizi tha në fund të mbledhjes së Këshillit Politik se ekspertët gargantuan se nëse më 30 korrik votohen ndryshimet kushtetuese, nuk preket asgjë nga marrëveshja e 5 qershorit.

Sipas Murrizit, e vetmja nismë ligjore që ka deformuar demokracinë në Shqipëri, është 21 prilli i vitit 2008, kur shqiptarëve iu mohua e drejta e zgjedhjes.

“Pati debat për gardhin, se nuk kemi për cfarë debatojmë aty. Ekspertët thanë se edhe nëse më 30 votohen ndryshimet kushtetuese nuk preket asgjë nga marrëveshja e famshme e qershorit. Kështu që nuk shoh pse nuk vijnë, cfarë kanë, që të na mbushin mendjen edhe neve.

E vetmja nismë ligjore që ka deformuar demokracinë në Shqipëri, është 21 prilli i 2008, që shqiptarëve iu është mohuar e drejta e zgjedhjes. Shqiptarët janë kthyer thjesht në votues, jo zgjedhës. Kështu që ndryshimet rregullojnë demokracinë, votën, aq sa mundet në Shqipëri.

Grupi jonë parlamentar për marrëveshjen e 1 qershorit është shprehur me firmë se nuk e voton. Ata janë gjithë kohën bashkë, vetëm orari i gjumit i ndan”, tha Murrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb