Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi ka thënë në Kuvend se tashmë janë 97 vota pro marrëveshjes së 5 qershorit, 74 nga mazhoranca dhe 23 nga opozita parlamentare.

Murrizi thotë se do të votojë sërish kundër kësaj marrëveshje dhe shpreson që ta hedhë poshtë atë javën tjetër me miratimin në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese.

Sipas Murrizit marrëveshja e 5 qershorit i shërben vetëm 3 kryetarëve të partive pasi u shërben vetëm atyre që hall kanë vetëm Reformën në Drejtësi dhe fshihen pas drejtësisë.

FJALA E MYSLIM MURRIZIT NE KUVEND

E vetmja deklaratë e sinqertë është që shtypni butonin për Lulin. Ka shkuar të shkojë butonin më duket si ortakë të hershëm. Shyqyr që 74deputetë nga ju, 23 tjetra i kanë dhënë pro marrëveshjes së 5 qershorit. Disa për hatër të Lulit disa për integrimin europian.

Unë kam votuar kundër sepse nuk ngatërroj Kodin Zgjedhor me 5 qershorin. Kodi Zgjedhor është një kod që i hyn në punë shqiptarëve, 5 qershori vetëm 3 kryetarëve. Prej 5 palë zgjedhjesh ju kanë etiketuar si hajudtë jut ë 5 qershorit. Janë me mijëra kilometra larg.

5 qershori juaj është noterizim i 21 prillit të 2008. Pazar që e shisni si marrëveshje për mos pasur kurrë marrëveshje. 5 qershorin ta gëzoni. Mirë do ishte meqë jeni tall ta quani marrëveshjen e 1 qershorit. Çfarë keni folur dhe nënshkruani ngjani me ata që kanë festë në 1 qershor. 5 qershori është armature e ngritur dhe shpresoj të ndahet  si digë e çarë më 30 korrik. Nuk është hall Kodi e zgjedhjesh. Ju fshiheni mbas gishtit. Arsyeja e vërtetë e 5 qershorit është Reforma në Drejtësi. Kërkon të mbrojë daljen përpara qytetarëve. 5 qershori është alibi, që mos ju vijë fletëthirrja jo nga Haga por nga SPAK-u.

Përshëndes deklaratën e Yuri Kim. Denoncim i paragrafit të fundit të marrëveshjes suaj. Lind nevoja për një ligj për të përzënë nga salla ata që stigmatizoi dje Kim. Pra ai paragrafi i fundit i 5 qershorit bëhet shkas për të sjellë trafikantë e kriminelë këtu në parlament.

E të kenë imunitet dhe mos iu hiqet dhe të jenë imunë ndaj drejtësisë. E keni kopjuar njëri- tjetrin më së miri në këtë Kuvend. Pazare të shitura si marrëveshje kanë parë me shumicë që nga dhjetori i 1991 në zyrën e Ramiz Alisë. Pazari i marsit të ’97, mes llumit dhe politikës, veçse politika kërcënohej nga llumi dhe e bënë llum të gjithën. Pazari i 2002 për hatër të dushkut tim. Sepse gardiani do merrte vendin e këtij që keni këtu se Nano do bëhej President. Pazari i 2008 kur dënuat shqiptarët me 45 vite pas. Sepse ju kështu fshiheni, hoqët mocionin e mosbesimit ndaj të parit të qeverisë. Pazari i 2014 kur ju tërhoqën për veshi që t qëronit nga parlamenti trafikantë e kriminelë. Në 2016 kur nga hall si qingja votuat për Reformën në Drejtësi. Dhe i d2017 kur me shqelmë hoqët koalicionet. Ta prishim sot java dhe qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit që duan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb